Nga një seancë e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Pacolli i Kërkon Haradinajt të Reflektojë Rreth Devijimit të Rrugës

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të reflektojë rreth projektit të rrugës, i cili, sipas tij, ka anashkaluar anën e Gollakut.

“Do të bëj një sqarim për rrugën Lipjan – Bresalc – Gjilan. Kjo rrugë që lidhet me Lipjan një qytetari që vjen nga Gjilani i zgjatet rruga për 10 kilometra. Kur është bërë projekti i rrugës është anashkaluar ana e Gollakut. Kish qenë mirë me bo një reflektim dhe një shqyrtim të kësaj që ne si regjion mos të mbesim të anashkaluar”, theksoi Pacolli.

“Është me të vërtetë me përfitu. Regjioni i Gollakut i ka 4 miniera, janë gjithë ato pasuri e infrastrukturën nuk po munden me ua siguru. I kërkoj kryeministrit që të reflektojnë në këtë drejtim. Kjo rrugë që është deviju atje nuk i përfaqëson as 20 shtëpi”, shtoi deputeti i AKR-së.

http://kallxo.com/nis-seanca-hoti-thote-se-nuk-mund-te-kryhet-per-tri-dite/

Këto komente, deputeti Pacolli i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë 28 pika.