Foto: OSBE

OSBE pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi

Ka arritur në 15 numri i shkollave të cilat kanë përfituar donacion të  kamera të brendshme dhe të jashtme për objekte shkollore nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Të martën, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar instalimin e kamerave brendshme dhe të jashtme të vëzhgimit në shkollën fillore ‘Ali Hasi’ në fshatin Cërmjan, komuna e Gjakovës, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në shkolla.

Sipas një njoftimi të dërguar nga ky institucion ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Misionit për të mbështetur iniciativat e sigurisë në bashkësi që ndërmerren nga komitetet lokale të sigurisë publike (KLSP). Anëtarët e KLSP-ve kanë identifikuar dhunën në shkolla si problem të vazhdueshëm.

“Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, po punojmë vazhdimisht për të promovuar konceptin e policimit në komunitet dhe për të mbështetur KLSP-të në zbatimin e projekteve të sigurisë në mbarë Kosovën. Projekti pasqyron shqetësimet e prindërve dhe udhëheqësve të komunitetit. Shpresojmë që kamerat të kontribuojnë për mjedis më të sigurt shkollor për nxënësit dhe mësuesit “, tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Tutje ky Misioni i OSBE-së planifikon të vazhdojë me instalimin e kamerave të vëzhgimit edhe në shkolla tjera në Kosovë gjatë vitit 2019.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ai mbështet forumet e sigurisë në bashkësi për të kontribuar në rend, siguri dhe cilësi të jetesës në bashkësitë lokale dhe në të gjitha rajonet policore, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe dhurimit të pajisjeve përkatëse” thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Foto: OSBE