Opozitarët Nisen me Autobusë Drejt Prishtinës

Qindra mbështetës të opozitës janë nisur që në orët e mëngjesit drejt Prishtinës nga komunat tjera të Kosovës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje, AAK dhe NISMA.

Protesta e thirrur për në orën 10:00 bëhet për ta kundërshtuar seancën e Kuvendit të thirrur një orë më pas në të cilën pritet të votohet Presidenti i ri i Kosovës.

Opozita kundërshton këtë votim duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe Presidenti të votohet nga një Kuvend i ri që do të dilte prej atyre zgjedhjeve.

Nga Malisheva janë nisur 2 autobusë dhe disa vetura private.

malisheve1

Nga Gjilani janë nisur 3 autobusë, nga Kamenica 2 ndërsa nga Vitia një autobus.

gjilan1 gjilan2

Organizatorët e protestës thanë se 5 autobusë janë nisur nga Peja dhe 13 nga Deçani.

decan1 decan2

Nga Prizreni janë nisur 3 autobusë me protestues dhe disa të tjerë me vetura private.

prizren1