Nis festa për shënimin e 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në prag të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës janë paraparë të shënohen një varg aktivitetesh sot në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës.

Aktivitetet do fillojnë me ceremoninë e nisjes së Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës për në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës.

 

Aktivitetet që shënohen sot për nder të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë:

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)

Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon ekspozitën me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja “Nëna Tereza” ora 10:00)

Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

Komuna e Gjilanit organizon ndarjen e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

Hapet ekspozita “Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)