QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Në Neurokirurgji të QKUK-së kryhen tri operacione të komplikuara

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK janë realizuar me sukses tri operacione të ndërlikuara.

Në bazë të programit operativ, neurokirurgët në QKUK kanë kryer intervenime te pacientët në tru- të diagnostikuar me aneurizma të enëve të gjakut.

“Pacientët nuk kanë pasur të shkojnë në kujdesin intensiv por janë kthyer në repart, janë zgjuar dhe pa ndonjë deficit neurologjik. Përveç shpëtimit të jetës janë shpëtuar edhe mjete materiale të buxhetit të Kosovës ku të tri operacionet kishin me kushtu 100 mijë euro”, ka thënë neurokirurgu Arsim Morina.

Ndërsa neurokirurgu Fatos Kelmendi është shprehur se këto janë operacionet më të vështira në Neurokirurgji.

“Mund të them lirisht se janë operacionet më të komplikuara në lëminë e Neurokirurgjisë ku vdekshmëria e pacientëve mundet me shku deri në 50 për qind”, ka thënë Kelmendi.

Njëra nga pacientet e operauar në këtë Klinikë, Hajrie Biba ka thënë se para operacionit ka qenë në gjendje shumë të keqe.

“Na kanë kqyrë, as në Amerikë e në Gjemani nuk ka mjekë më të mirë. Kurrë nuk e kam mendu, kam thënë se ndoshta kam me vdekë”, ka deklaruar Biba.

Neurokirurgjia

Në Klinikën e Neurokirurgjisë janë realizuar me sukses tri operacione të ndërlikuara. Në bazë të programit operativ, neurokirurgët në QKUK kanë kryer intervenime te pacientët në tru- të diagnostikuar me aneurizma të enëve të gjakut.

Publiée par QKUK- Shskuk info sur Mercredi 13 février 2019