ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Në gjendje të dehur sulmon policinë, lirohet në procedurë të rregullt

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

Policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin ku gjendej i dyshuari, ndërsa ky i fundi kishte sulmuar edhe zyrtarët policor.

Ngjarja ka ndodhu në Pejë, orët e para të mëngjesit të djeshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.