Në Fletëvotim: ‘Forca Bën Fuqinë...’
18.12.2016 - 21:05
Edhe pse ai ka votuar për kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj ai ka komentuar në fletëvotim duke bërë që ai të mos jetë i pranueshëm për numërim.
“Forca bën Fuqinë, o Adriatik”, ka shkruar një qytetar në fletëvotimin e tij.
Komenti i votuesit është bërë në kuadër të një fushate tallëse ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, pas paraqitjeve të tij të fundit në publik.