Në Boletin bëhen homazhe pë nder të 28 Nëntorit
Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për nder të festës së 28 nëntorit, bëhen homazhe dhe nderime tek Kulla e Isa Boletinit.
Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës janë paraparë aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
Aktivitet fillojnë me homazhet që do të bëhen tek varret e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.
Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Në deklaratën e shpalljes, kufijtë e Shqipërisë përfshinë dhe trojet shqiptare që sot nuk i takojnë Shqipërisë gjeografike, por që në konferencën e Londrës, Shqipërisë iu morën më shumë se 60 % e territoreve të saj.
Këtë ditë e kanë uruar liderët e Kosovës, duke e vlerësuar se kjo ditë është ajo që i bashkon shqiptarët.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë sot organizon pritje.