Ndalohet për 48 orë shoferi i automjetit që goditi dy këmbësoret në rrugën "B"

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dërguar në mbajtje për 48 orë shoferin e automjetit L.M., 20 vjeçar i cili ka goditur dje dy këmbësore në rrugën “B”.

Aksidenti ku ishin përfshirë  një automjet dhe dy këmbësore ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret F.R,  23 vjeçare dhe L.A, 30 vjeçare e cila nuk ka mundur t’i  përballoj plagët e marra dhe e njëjta ka vdekur dje.

KALLXO.com ka raportuar dje për vdekjen e njërës nga këmbësoret e aksidentuara.

 

https://kallxo.com/vdes-njera-nga-dy-te-aksidentuarat-ne-rrugen-b/

www.KALLXO.com