Nora Gjakova

Ndalet Nora Gjakova

Ka marrë fund gara për Nora Gjakovën në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Xhudistja kosovare nuk ka arritur të kalojë në raundin tjetër të kualifikimeve, pasi është mposhtur nga rumunia Corina Caprioriu.

Caprioriu është një xhudiste me përvojë. Ajo është fituese e medaljes së bronztë në Londra 2012.

Rumunia udhëhoqi me dy poena juko, që pastaj të bllokojë luftën duke marrë tri vërejtje, por duke siguruar fitore.

Sot, Nora kaloi në mesin e 16 më të mirave, pasi në luftën e saj të parë në kuadër të garave të Lojërave Olimpike Rio 2016 eliminoi kolumbianen Amaris Yadynis me ippon.

http://kallxo.com/nora-gjakova-rruges-se-majlindes/