Ndahen Çmimet për Gazetari në Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Sot mbahet ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

BE-ja, nëpërmjet Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (IEDDNJ-së), është duke  e përkrahur një koalicion të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, KOMF-në, së bashku me Qendrën për Arsim të Kosovës (QAK-në) dhe Forumin Shërbyes Civil për Paqe, Forumin ZFD. BE-ja është e përkushtuar që ta mbështesë Kosovën në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Si pjesë e projektit, KOMF-ja, së bashku me QAK-në dhe Forumin ZFD, e kanë organizuar një garë për artikullin mediatik më të mirë për të drejtat e fëmijëve, me çka synohet që të shtohet mbulimi i gjendjes së të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtje së fëmijëve nga ana e mediave, si mjet për t’i angazhuar mediat në aktivitetet e vetëdijesimit.