Kalaja e Prizrenit FOTO: Deniz Sllovinja

Muzeu në Kalanë e Prizrenit i gatshëm për vizitorë

Punët për themelimi e muzeut në Kalasë së Prizrenit janë përfunduar. Por, hapja e tij për publikun pritet të bëhet vetëm pasi merret edhe vendimi nga Ministria e Kulturës për planin e menaxhimit.

MKRS nuk i është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga KALLXO për datën e hapjes së këtij Muzeut në Kalanë e Prizrenit i cili është gati për vizitorët.

Gjetjet e ndryshme të periudha të ndryshme historike që janë zbuluara gjatë gërmimeve në kala dhe për rreth zonës parashihen të vendosen në këtë muze, i cili do të jetë një muze me ekspozitë të përhershme.

Arkeologu, Shafi Gashi, nismëtari për themelimin një muze të tillë, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se ekspozita për muzeun është përfunduar dhe pret që ceremonia e hapjes së muzeut në Kalanë e Prizrenin do të kryhet gjatë kësaj jave.

Foto: Kallxo.com

“Plani i menaxhimit është draftuar, janë mbajt disa debate. Besoj që MKRS do ta nënshkruan vendimin  e planit të menaxhimit, ku janë të specifikuara detyrat dhe përgjegjësitë e stafit dhe numri i  tyre”, ka thënë arkeologu Gashi

Sipas tij, për të parë ekspozitën që do të vendosen në këtë muze vizitorët do të paguajë një shumë të caktuar, ndërsa siç ka pohuar më tej Gashi, këtë viti projekti për muzeun mund të jetë si pilot projekt.

“Është menduar që ambienti i muzeut në Kala të këtë ekspozitë dhe salla tjetër të jetë për aktivitete të ndryshme në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Katër mini-hapësirat janë për staf, biblioteke të kalasë, për material bazike dhe broshura promovuese etj”, ka pohuar Gashi.

Foto: Kallxo.com

Qytetarët dhe vizitorët të cilët ia mësyjnë Kalasë së Prizrenit edhe më tutje duhet ngjiten në këmbë në një lartësi mbi detare prej 525 metra. Kalaja mund të jetë pikë e paarritshme për ata që nuk mund të ecin këtë rrugë gjarpërore, pasi projekti për teleferikun ende nuk është afër të realizohet.

Tenderi për ndërtimin e teleferikut për qasje në Kalanë e Prizrenit, i cili ishte hapur në muajin prill të vitit 2017 është anuluar në muajin qershor të vitit 2018. Tenderi ishte anuluar me ndërhyrjen e kryetarit Mytaher Haskuka për shkak se sipas tij ky projekt ishte në kundërshtim me tri ligje.

Teleferiku për Kalanë e Prizrenit mbetet në letër