Nënshkruhet marrëveshje për ndërtim të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Sot është nënshkruar marrëveshja tre palëshe mes kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Agjencisë zvicerane, Swiss Contact për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Kështu është bërë e ditur nga ana e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj përmes rrjetit Facebook.

“Të nderuar, sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”- ka shkruar ai.

Kujtojmë që rreth këtij teleferiku ka patur shumë diskutime në të kaluarën për të cilat kishte raportuar edhe KALLXO.com – LINK