Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa i Uron Zgjedhjen Kryeministër Markoviqit

Mustafa në urim për Kryeministrin malazez Dushko Markoviq,  i dëshiroi edhe Qeverisë së Malit të Zi suksese në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj shtetërore, thuhet në komunikatën e zyrës së tij.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit fqinjësor me Malin e Zi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunim me Malin e Zi me theks të posaçëm në rrugën e përbashkët dhe të paalternativë integruese të dy shteteve tona në strukturat euroatlantike, në BE dhe në NATO”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Mustafa kërkoi që këtë vit të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

http://kallxo.com/mustafa-ta-kryejme-sivjet-ceshtjen-e-demarkacionit/