Ljubomir Mariq | Foto: Radio KIM

Mustafa Shkarkon Ministrin Mariq

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal Ljubomir Mariq është shkarkuar sot nga posti që mbante.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi Zyra e Kryeministrit

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal,” thuhet në njoftim.

Njoftimi tregon se në vend të Mariqit ministre e Adminitrimit të Pushtetit Lokal është emëruar MIrjana Jevtiq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se “Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”.

Kjo listë që nga miratimi në Kuvend i Ligjit për “Trepçën” në tetor është larguar nga institucionet.

Zyra në komunikatë nuk jep arsyet e shkarkimit të Mariqit, por tash ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal e shoqëroi dje shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq që hyri në veri të Kosovës ilegalisht, edhe pse i ishte ndaluar hyrja.

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar për shkak të mosrespektimit të urdhrit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e Gjuriqit.

http://kallxo.com/dy-suspendime-ne-polici-per-viziten-ilegale-te-gjuriqit-ne-veri/

Ministri Mariq ishte nënshkrues i kërkesës për izolim dhe shkarkim të kryetarit të Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.

http://kallxo.com/kerkohet-shkarkimi-kryetarit-te-leposaviqit/

Mariq nuk është i vetmi ministër i shkarkuar i Listës Serbe. Më 2 mars të vitit të kaluar Kryeministri Mustafa njoftoi se nuk është pjesë e kabinetit qeveritar të udhëhequr prej tij ministri i deriatëhershëm  për Kthim dhe Komunitete Aleksandar jabllanoviq.

Më 6 janar të 2015-ës Jabllanoviq kishte përdorur fjalë fyese ndaj protestuesve në Gjakovë që nuk kishin lejuar serbët ta vizitonin Kishën Ortodokse në këtë qytet, quke i quajtur ata “egërsira”.

http://kallxo.com/jabllanoviq-largohet-nga-qeveria/