Musliu: Kosova pa Thaçin në dialog, si Barcelona pa Messin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ta heqësh presidentin e Kosovës nga ekpi i Kosovës në dialog me Serbinë është sikur t’ia heqësh Lionel Messin ekipit të Barcelonës.

Ajo ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Unë ta them me bindje të plotë: të hiqet presidenti i Kosovës nga dialogu është sikur ekipit të famshëm me ia heq Messin. Është lideri më i përgatitur në këtë fushë dhe në këtë drejtim. Unë jam e bindur që edhe partitë politike e pranojnë këtë”, ka thënë ajo.

Musliu ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e kahershme dhe ajo identifikohet edhe me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ajo e ka parë të padrejtë gjetjen e Luginës së Preshevës në Serbi./RTK