Momenti kur Murat Meha u gjuajt sot me vezë. Foto: Vetëvendosje/Facebook

Murat Meha, Caku i Radhës i Vezëve të Vetëvendosjes

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, ka qenë caku i radhës i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën e tyre të goditjes me vezë të zyrtarëve qeveritarë.

Vetëvendosje e përmend aktivitetin e Mehës në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si arsye për këtë aksion.

“Ai si Kryetar i atij komisioni, ka bërë lëshime të mëdha, me ç’rast mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës ia ka dhënë Malit të Zi. Si rezultat i marrëveshjeve të tilla që dëmtojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës, shteti jonë tash e sa muaj është në krizë të thellë politike” thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Në momentin e sulmit, meha ka qenë duke dalë nga objekti i Fakultetit Teknik në Prishtinë.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Meha i quajti aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje “trushpëlarë”.

“Sa i përket kufirit, komisioni ka qenë gjithnjë transparent, i ka ofruar dokumentet, i ka ofruar materialet. Ekspertiza amerikane e ka vërtetuar këtë, e kanë vërtetuar qytetarët që janë vetë në territorin e zonës kufitare”, tha Meha.

http://kallxo.com/presidentja-denon-sulmin-me-veze-ndaj-kryeministrit/

Meha tha se Vetëvendosja nuk do ia arrijë qëllimin sepse “qasja e tyre e rrezikon shtetin”.

Vetëvendosja paralajmëroi se aksionet dhe protestat e tyre nuk do të ndalen, deri në tërheqjen e marrëveshjeve dhe deri në largimin  qeverisë.

“Deri atëherë, përgjegjësit për këto dëme nuk do t’i lëmë të qetë” thuhet në postimin e tyre.

http://kallxo.com/vetevendosje-i-jep-hajredin-kucit-hisen-e-vet-te-vezeve/

Ndërsa Meha u bëri thirje organeve të rendit të marrin masa për sulmet e Vetëvendosjes.

Deri më tani, kryeministri Isa Mustafa, një numër ministrash të qeverisë së tij dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë gjuajtur me vezzë nga aktivistët dhe deputetët opozitarë.

http://kallxo.com/si-u-gjet-mustafa-nen-sulmet-e-opozites/

http://kallxo.com/zgjerohet-shenjestra-e-vetevendosjes-me-veze-sulmohen-selimi-e-abrashi/