Moti sot, kryesisht me diell e në disa pjesë vranësira e riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius./21Media