Parashikimi i motit

Moti për nesër sipas Institutit Hidrometeorologjik

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat më pjesën veriperëndimore të vendit mund të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-3m/s./21Media