Moti nesër, me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Këto do të jenë temperaturat minimale dhe maksimale sipas qyteteve.

Prishtinë 11-26, Pejë 13-26, Prizren 12-27, Podujevë 11-24, Ferizaj 11-24, Gjilan 11-25, Gjakovë 13-27, Mitrovicë 11-25. /21Media