Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Moti në Kosovë në Pesë Ditët e Ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e martë vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje nën vlerat e normales.

Indeksi UV mbetet i lartë në orët me diell. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 11m/s./21Media