FOTO: Atdhe Mulla

Moti i vranët me reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

“Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.