Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat gjatë mbrëmjes pritet të shndërrohen në fjolla bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”- njofton IHMK.