Ortek bore në Drelaj të Rugovës, Policia dhe Komuna japin detaje

Një ortek bore ka ndodhur në fshatin Drelaj të Rugovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Pejës, Faik Zekaj.

Ai ka treguar se nga ky ortek nuk ka pasur të lënduar ose dëme materiale.

“Rruga është zhbllokuar dhe nuk ka pasur diçka dëme ose rrezik për njerëz”, ka thënë ai.

Tutje Zekaj ka shtruar se rrugët janë të kalueshme, mirëpo në disa fshatra të thella ka pak problem pasi ka reshje të vazhdueshme.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe se rruga është pastruar.

“Fatmirësisht nuk kemi ndonjë të lënduar, dhe sipas informatave rruga është pastruar nga kompania përgjegjëse”, ka thënë Rugova.