Bora - FOTO - Naim Krasniqi - KALLXO

Moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe nesër.

Sipas IHMK-së pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

“Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”.