
Moti
Moti në Kosovë këtë fundjavë
25.11.2022 - 20:47
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset e larta malore do të bie borë.
Ndërsa në viset e ulëta, sipas njoftimit do ketë reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore, kurse shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.
IHMK thotë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë celsius.