Mogherini Përshëndet Ratifikimin e Demarkacionit

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në “Twitter” ajo ka thënë se ka lajme të mira nga Prishtina, pasi është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Lajm i mirë nga Prishtina, ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi. Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”, ka shkruar ajo në Twitter.

Postimi i plotë i Mogherinit në Twitter