Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur sot kritikave për të opozitës për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Kurti ka thënë se nuk mendon që po zbrazet Kosova dhe nuk do të këtë zbrazet as pas 1 janarit.

“Unë nuk mendoj që po zmbrapset Kosova. Ka emigrim, po nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Sepse ju e dini shumë mirë, që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për lëvizje në zonën Schengen, duhet të kthehen”- është shprehur Kurti.

Sipas Kurtit ata që shkojnë jashtë shtetit, shkojnë për tu kthyer brenda 180 sipas rregullave të udhëtimit pas liberalizimit të vizave.

“Ata nuk shkojnë sikurse në vitet e 90-ta kur kemi qenë të okupuar, për azil politik ose azil ekonomik, ose të dyja këto. Ata shkojnë dhe unë jam i bindur që kjo e ndihmon shumë komunitetin e biznesit dhe studentët tanë, por shkojnë për t’u kthyer, sepse ashtu kështu i kanë vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve qëndrim atje”- ka thënë Kurti sot në Kuvend.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka konfirmuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Vendimi për liberalizimin e vizave ka marrë miratimin në të gjitha instancat e Bashkimit Europian dhe është nënshkruar më 19 prill 2023 nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe nga ministrja e Suedisë, Jessika Rosëall, e cila e përfaqëson Këshillin e Bashkimit Evropian.

Më 25 prill 2023, në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar rregullorja 2023/850 për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të kësaj rregulloreje, ajo hyn në fuqi në ditën e 20-të pas publikimit në gazetë zyrtare, që i bie më 15 maj 2023.

Kosova ka nisur zyrtarisht edhe fushatën informuese për vizat.