Lëvizja me letërnjoftim në Bosnje, zv/kryeministrja Rexhepi thotë se mund të ndodhë në muajin e ardhshëm

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka thënë se deri në muajin tjetër Bosnja e Hercegovina mund të miratoj marrëveshjen për lëvizje të lirë në mes të qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës.

Ajo që është pozitive është “drejtimi i Dodikut që nuk do të stagnoj procesi i ratifikimit dhe shpresojmë që së shpejti do të përfundoj kjo pasi që jemi të lidhur edhe me afatin dhe shpresojmë që do të bëhet deri muajin tjetër”- tha ajo

Tutje Rexhepi ka sqaruar se çfarë është duke ndodhur në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“Institucionet e Bosnjës ende nuk e kanë bërë ratifikimin, në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave, nga ana e ministrave serb ajo pikë e rendit të ditës është tërhequr dhe nuk është votuar, kështu që propozimi ende nuk ka kaluar në këshillin e ministrave që të vijë në Kuvendin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës që të votohet”- tha ajo në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.

Në shkurt të këtij viti, me 82 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh lëvizjen vetëm më letërnjoftime me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Kjo marrëveshje është njëra nga tri marrëveshjet e nënshkruara në nëntor të vitit 2022 në kuadër të Samitit të Berlinit.

E njëjta duhet të votohet sot edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës. Nëse marrëveshja miratohet në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares Angela Merkel.

Kjo iniciativë kishte qëllim krijimin e platformës për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë  “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën