Foto: Rtv21

Mogherini: Ngjarja që Ndodhi Dje Nuk Duhet të Përsëritet

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Temë e këtij takimi ishin ngjarjet e fundit në Kosovë.

Mogherini deklaroi se ajo që ka ndodhur dje nuk duhet të përsëritet.

Bashkimi Europian pret që të ruhet paqja me një qasje të mençur dhe të përmbajtur, transmeton N1.

Vuçiq dhe Mogherini kanë deklaruar se është në interesin shtetëror të Serbisë që të ruhet stabiliteti, paqja dhe progresi në rrugën drejt Bashkimit Europian, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu bëhet e ditur se Mogherini e Vuçiq u pajtuan që të gjejnë mënyra të reja për të vazhduar zgjidhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore./21Media