FOTO ARKIV: Arrestimi i Marko Gjuriqit - Foto: KALLXO.com

Kelani: Policia e Vendosur të Zbatojë Urdhrin e Qeverisë

Përkundër rezistencës nga disa persona, Policia e Kosovës ka qenë e vendosur që ta zbatojë në plotni urdhrin e Qeverisë së Kosovës që mos ta lejojë të hyjë në territorin e Republikës ë Kosovës zyrtarin nga qeveria e Serbisë Marko Gjuriq.

“Gjatë hyrjes në atë lokacion, ku bëhej fjalë për vendndodhjen e z. Gjuriq, ka hasur në rezistencë të disa personave. Mirëpo, përkundër kësaj rezistence Policia ka qenë e vendosur ta zbatojë urdhrin e qeverisë. Dhe i njëjti është arrestuar. I njëjti bazuar në vendimin e qeverisë së Kosovës është dëbuar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani në një konferencë për media.