Foto: Kallxo.com

Thaçi Fton Qytetarët të Qëndrojnë në Shtëpitë e Tyre

Nehat Thaçi, komandant i Policisë së Kosovës për Regjionin e Mitrovicës, ka folur ekskluzivisht për KALLXO.com, ku ka ftuar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Ai tha se ka forca të shtuara policore, dhe se do të ballafaqohen për ta mbrojtur vendin.

“Ka forca të shumta policore. Besojmë që çdo tentativë do të ballafaqohemi ta mbrojmë këtë vend”, tha Thaçi.

Ai ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë dhe mos të dalin në rrugë.

“Qytetarët duhet të bashkohen me neve dhe ngjarjen me pa prej shtëpisë,  e jo me dal në rrugë. Jena 24/7 në punë”, ka thënë Thaçi.