Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Flamur Sefaj: Policia Operoi në Mënyrë Profesionale

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Flamur Sefaj ka reaguar në Facebook në lidhje me arrestimin e shefit të zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriqit i cili pa lejen e institucioneve kosovare kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri Sefaj ka vlerësuar se Policia e Kosovës e ka përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë.

Ai tutje shkruan se Policia e Kosovës është e përkushtuar për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë i ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj:

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.