Mjet Shpërthyes në Prizren

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit Hazir Berisha.

“Një qytetar nga Prizreni e ka dërguar për rregullim automjetin e tij në një servis dhe mjeshtri duke e shikuar këtë automjet ka zbuluar nën të në pjesën e përparme në drejtim të motorit një mjet shpërthyes të kapur për makine,” tha Berisha për KALLXO.com.

Berisha bëri të ditur se aktualisht deminimin e këtij mjeti është duke e bërë njësiti për deminim.

Policia në një njoftim më pas tregoi se mjeti i ngjitur për makine ishte një granatë dore, ndërsa sipas policisë ekspertët për çmontimin e mjeteve të rrezikshme e kanë shkëputur atë nga makina dhe e kanë marrë me vete.

pri3 pri6pri1 pri pri6