Foto-ilustrim

Mjegull dhe Vranësira në Mëngjes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sipas IHMK-së, në orët e hershme të ditës nëpër vise të ulëta do të ketë mjegull afatshkurtër si pasojë e ndryshimeve termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +3 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s./21Media