Mitrovicë - Rrahu motrën dhe kanosi familjarët, panon fajin para gjykatës

E. D., i cili nga Prokuroria e Mitrovicës po akuzohet për lëndim të leht trupor ndaj motrës, dhunë ndaj babit dhe kanosje ndaj familjes së tij e ka pranuar fajësinë për këto vepra penale para gjykatës

Sipas akuzës në maj të këtij në shtëpinë familjare i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor motrës së tij A. D.

I pandehuri natën kritike kishte sulmuar fizikisht motrën dhe me duar e godet në pjesën e fytyrës, kokës dhe duarve duke i shkaktuar lendime të lehta trupore me karakter të përkohshëm shendetësor.

Ai gjithashtu akuzohet për veprën penale të dhunës në familje sepse sipas akuzës, natën e njëjtë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike me qëllim të rrezikimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes dhe atë ndaj babait.

Në akuzën e prokurorisë thuhet se i pandehuri e kishte kap për fyti babain e tij, gjë që krijon shqetësim dhe pasiguri tek i dëmtuari, andaj për këtë arsye familja e kishte njoftuar policinë.

E. D. gjithashtu akuzohet se kishte kanosur familjen e tij, ku me qëllim të frikësimit ose shqetësimit, iu është drejtuar babait, motres, nënës se “Do të ju vras të gjithëve”. Pastaj sipas aktakuzës ai kishte filluar t`i demoloj sendet në shtëpi gjë që krijon frikë dhe shqetësim tek të dëmtuarit, të cilët edhe kishin njoftuar policinë.

Ndërsa në seancën e mbajtur sot në gjykatën e Mitrovicës, i pandehuri e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Ai ka thënë se ndihet fajtor dhe ka shtuar se nuk ka qenë vet vetja në kohën kur e ka kryer veprën penale.

Ndërsa të pandehurin e ka mbështetur edhe mbrojtësi i tij, avokati Faik Jashari, i cili gjithashtu ka propozuar që i mbrojturi i tij të dërgohet në trajtim të detyrurar mjekësor.

Ndërsa prokurorja e rastit Natasha Radoviq ka deklaruar se ajo si prokurore nuk e pranon pranimin e fajësisë nga i pandehuri.

“Unë si prokurore nuk mund ta pranoj këtë deklarat dhe konsideroj se është e nevojshme që të jetë prezent ndonjë doktor psikiatër, dhe pas ekzaminimit të tij atëherë edhe në si prokurori mund të shkojmë jo me akuzë por me ndonje masë tjetër. Gjykatës i propozoj që në shqyrtimin e mëtejmë të ftohet psikiatri dhe pas kësaj edhe unë mund të jap deklaraten time“, ka thënë prokurorja Radoviq.

Pas kësaj me aktvendim gjykata ka refuzuar pranimin e fajësisë nga i pandehuri.

Gjyqtarja e rastit Lidja Vuqoroviq e ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kundërshtime e tyre në lidhje me akuzën nëse kanë, ndërsa seanca e dytë e shqyrtimit gjyqësor nuk do të mbahet.

Kurse për kundërshtimet nëse do të këtë, gjykata do të vendos jashtë seancës gjyqësore.