Foto: Ilustrim

Mitrovicë, gjen granatë dore gjatë betonimit të një varreze

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur dje në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicë.

Një person ka raportuar dje rreth orës 10:00 në polici se derisa ishte duke punuar në betonimin e një varreze ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas policisë, mjeti i dyshuar është siguruar nga patrulla policore e më pas është identifikuar si granatë dore M-75.

Granata është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti i Policisë së Kosovës.