Ilustrim

Ministria e Bujqësisë fton fermerët që të aplikojnë për subvencione me fond prej 25 milionë euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka hapur fazën e aplikimit për pagesa direkte apo subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se është ndarë një buxhet prej 25 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 30 qershor të këtij viti.

“Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për sipërfaqet e mbjella të grurit, të farës së grurit, të elbit, të thekrës, të tërshërës, të misrit, të lulediellit, për vreshtat ekzistuese, verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar apo shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së  rrushit mbi nënshartesat vegjetative, për sipërfaqet e mbjella me perime, për bujqësi organike, për lopë dhe buallica qumështore, dele, dhi, bletë, për pula vojse, për thëllëza, për dosa në riprodhim, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, për sasinë e dorëzuar apo shitur të duhanit.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte apo për kriteret e vlerësimit, MBPZhP deklaron se fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.