Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë. Foto: Facebook

Ministri: 2018-ta Vit Përcaktues për Drejtësi Funksionale

Ministri Abelard Tahiri në nisje të rishikimit të sistemit të sundimit të ligjit e vlerësoi ditëtë veçantë nisjen e këtij procesi

“Ditë tejet e veçantë për mua dhe për sistemin e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër të realizojë një analizë te përgjithshme të sistemit të drejtësisë”, tha Tahiri.

Ai e konsideroi 2018- vit përcaktues për një drejtësi funksionale.

Viti 2018 shënon vitin përcaktues për të hapur një debat për një sistem të drejtësisë funksionale. Kusht i domosdoshëm është bashkëpunimi ndërinstitucional.

Në konferencën për rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit po marrin pjesë edhe krerët e shtetit.