Foto: REL/Reuters
Millosheviqi Kthehet Ndryshe në Kosovë
07.3.2018 - 11:14
Dymbëdhjetë vite pasi ka vdekur gjatë gjykimit të tij për krime lufte, Sllobodan Millosheviq është kthyer në Kosovë mirëpo kësaj here si personazh në një shfaqje artistike në Graçanicë.
“Tregimi i Sllobodanit” është shkruar nga Jelena Bogavac dhe fokusohet në marrëdhënien personale të Millosheviqit me gruan e tij Mirjana, vajzën e tij Marija dhe djalin e tij Marko, më shumë sesa në politikën që e ka bërë të famshëm.
Më shumë se 200 persona kanë marrë pjesë në shfaqjen e zhvilluar në një teatër në Graçanicë.
Shfaqja përfundon me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, ku edhe ka vdekur nga një sulm në zemër më 2006.