Foto: RTV 21

Mikullovci: Jep dorëheqje Ramush, para deputetëve që ta dhanë postin

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adem Mikullovci e ftoi kryeministrin Haradinaj që të dal në foltore dhe të jap dorëheqje.

“Si miku yt, jarani yt, e kam një propozim. Dil në foltore dhe thuaju deputetëve ju me votën e juaj ma dhatë postin e kryeministrit, unë atë post po ua kthej se s’po mundem, s’po di, s’po dua dhe s’po më donë me kanë kryeministër”, tha Mikullovci.

“Shumë herë prita me ra qeveria jote Ramush, por nuk ra. Deputetët serb thanë po tërhiqemi nga koalicioni PAN thash ra Ramushi, po ti nuk re, ministrat tu ta bënë mbas shpine, i dëbuan 6 qytetarë turq me dhunë në Turqi dhe na morën fytyrën para Evropës edhe thash ra Ramushi, po ti Ramush nuk re”, tha ai.

Por, çka Mikullovci tha se nuk e fal kryeministrin, është ndërrimi i qëndrimit për demarkacionin e Malin e Zi.

“Unë Ramush ta fali që e t’hollove buxhetin e RKS, ta fali që e fale një batalion ministrash e këshilltar, por nuk ta fali kurrë që e ndërrove qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi aq shpejtë”, u shpreh Mikullovci.