Miell drejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, Foto: Top Channel
Miell Drejt Kryeministrit Rama në Kuvendin e Shqipërisë
12.4.2018 - 15:46
Gjatë seancës së sotme parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Flamur Noka hodhi miell në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, raporton Top Channel.
Mielli kapi edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zëvendëskryeministren Senida Mesi dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Pas këtyre veprimeve kryetari i Kuvendit, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin.
“U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën”, ka thënë Ruçi, raporton Top Channel.