Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Mbyllet Seanca e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është mbyllur nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Seanca u mbyll në kohën e debateve rreth propozimit të koalicionit PAN për një pauzë dyorëshe.

Ky propozim, i bërë nga përfaqësuesi i koalicionit që ka fituar më së shumti deputetë, Enver Hoxhaj, u hodh në votim nga kryesia e përkohshme e Kuvendit.

Për shkak se për pauzën e kërkuar votuan 60 deputetë për dhe 60 kundër, propozimi nuk u miratua.

Ndërkohë që deputeti Hoxhaj insistonte që të shkohej në pauzë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, e shpalli të mbyllur seancën.