Mbi 99 Për Qind e Zyrtarëve Deklaruan Pasurinë

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar të dhënat lidhur me deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë publikë.

Sipas kësaj Agjencie, mbi 99 për qind e zyrtarëve kanë kryer obligimin e tyre ligjor konform Ligjit.

“Më shumë se 99  për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre në pëputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin njëmujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik”, njofton Agjencia.

Në listën e zyrtarëve të lartë publikë kanë figuruar 4.352 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre  4.319 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë, që në përqindje të saktë i bie 99.24 %, thekson AKK.

Ndërsa, 22 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt prej 1 deri me 31 mars dhe vetëm 11 prej tyre kanë arsyetuar mosdeklarimin.

“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë  pasurinë  numri i përgjithshëm është 22 zyrtarë. Prej këtij numri të përgjithshëm, 11 zyrtar kanë dhënë arsyet e mosdeklarimit, në ndërkohë që pa arsye deklarimin nuk e kanë bërë 11 zyrtarë“, njofton AKK.