Foto: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”

Mbetet pa ujë të pijshëm një zonë e lagjes 'Kalabria' në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje me furnizim me ujë të pijshëm në një zonë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

“Konsumatorët e lagjes ‘Kalabri’, në Prishtinë, më konkretisht vetëm banesat e ashtuquajtura, ‘të arabëve’ se sot duke filluar nga ora 09.00 deri në orën 11.00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, me kërkesë të NP ‘Termokos’”, thuhet në njoftim të kompanisë.

Sipas tyre, ndërprerja e furnizimit me ujë po bëhet për shkak të punimeve teknike të Termokosit, të cilët janë duke e zgjeruar rrjetin e ngrohjes, si dhe kanë kërkuar mirë kuptim nga konsumatorët.