Logo e NP KRU" Prishtina"

Banorët e Hencit nuk do të kenë ujë të pijshëm derisa të identifikohet vatra kundërmuese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se uji në fshatin Henc të Fushë Kosovës, ka rezultuar brenda parametrave të rregullt dhe nuk janë vërejtur baktere e as aromë e keqe.

Po ashtu, KRU “Prishtina” ka njoftuar se uji është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe ekipet janë në terren për identifikimin e vatrës së kundërmimit. Sipas tyre, dyshimet janë se ndonjë nga puset private po futë ujin në sistemin e shpërndarjes.

Ndërprerja e ujit për konsumatorët e rrugës “Avdyl Henci” në Henc do të vazhdojë deri në identifikimin e vatrës kundërmuese.