Uji

Reshjet e dendura shkaktojnë turbullirë, në Fushë-Kosovë dhe dy lagje të Prishtinës do të ketë reduktime të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të turbullirës së shkaktuar nga reshjet e shiut në kanalin e Ibrit do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe në dy lagje të Prishtinës, në “Kodrën e Trimave” dhe “Mirdita”.

Sipas njoftimit, reduktime të ujit të pijshëm në Fushë-Kosovë do të këtë nga sonte sot prej orës 23:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa, në “Kodrën e Trimave” dhe “Mirdita”, reduktimet e ujit të pijshëm do të ndodhin nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

KUR “Prishtina” thotë se reduktimi i ujit të pijshëm është për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që ka shkaktuar ngritjen të turbullirës në kanalin e Ibrit. Për këtë, thuhet në njoftim, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtojë ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë- Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm, duke filluar sonte nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e ‘Kodrës së Trimave’ dhe ‘Mirditës’. ‘Kodra e Trimave’ dhe ‘Mirdita’ me mungesë të furnizimit të ujit të pijshëm nga ora 00:00 deri 05:00”-thuhet në njoftim.

KUR “Prishtina” kujton se kanali i Ibër – Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër- Lepenc “.