Ilustrim

Turbullira për shkak të reshjeve të shiut, reduktime të ujit të pijshëm në disa qytete

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër- Lepenc, pas reshejeve të shiut, do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Fushë – Kosovë, Obiliq e Drenas.

Reduktimet e sotme të ujit të pijshëm në Fushë-Kosovë do të zgjasin prej orës 10:00 deri në 15:00.

“Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtojë ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova dhe Drenasi do të ketë reduktime të ujit të pijshëm. Fushë Kosova sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 15:00. Me reduktime janë edhe Drenasi dhe Obiliqi” – thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” po ashtu njofton se mungesë të ujit të pijes do të ketë për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës, me ndërprerje prej orës 00:00 deri 05:00.