Ilustrim

Mbahet tryeza për tregun e energjisë elektrike në Ballkan

Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare organizon një tryezë të rrumbullakët ku do të prezantojë raportin “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”.

Ndryshe nga shumica e vendeve të BE-së, në vitet e ardhshme qeveritë e Ballkanit planifikojnë të zgjerojnë projektet e termocentraleve me bazë linjitin. Shumë nga këto vende rrezikojnë të përballen me pasoja të rënda mjedisore, ekonomike dhe ligjore..

Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka analizuar këto projekte dhe ka vlerësuar pajtueshmërinë e rregullave të ndihmës shtetërore të Bashkimit Evropian me objektivat e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Ballkan.

(Swiss Diamond Hotel, ora 10:15)