Rama mbërrin në Beograd, takohet me Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në rrjetin Facebook ai ka postuar disa foto me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Beograd – Takim me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucić”- ka shkruar Rama.

Në Prishtinë, Rama u prit në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit tha se me kryeministrin e Shqipërisë, ka diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në samitin e NATO-s dhe samitin e Procesit të Berlinit.

Të enjten Rama po ashtu vizitoi edhe Shkupin.

Derisa, turneun gjatë ditës së sotme e vazhdoi në Podgorisë, Sarajevë dhe do përmbyllet me vizitën në Beograd.

Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiqin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.